Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

    Insajderi
    24 May 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij. Kjo është paraqitjea e tij të parë publike që nga njoftimi fundjavën e kaluar se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës.

    Në fotografitë e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut.

    Një nga fotografitë e postuara nga Jill Biden kishte përshkrimin: “Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter — jemi shumë krenarë për ty.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark