Këshilltarët komunal të Gjilanit në seancën e jashtëzakonshme sot kanë shpallur qytetar nderi Joseph Bidenin për të cilin u tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shqiptarët.
Këshilltari nga LDK-ja, Nevzad Rushiti ka theksuar se vendim i qëlluar sepse e dijmë kontributin e madh të SHBA-së dhe të personaliteteve të saj
“Gjilani është i nderuar që shpall qytetar nderi Joseph Biden i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën” tha Biden.
Kurse, Ibish Ibishi nga AAK-ja tha se është dashur të sillet një biografi për zotin Biden pavarësisht se ne të gjithë e njohim, njofton televizioni publik.
Kuvendi me 17 vota për ka shpallur qytetar nderi Joseph Bidenin.