×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Joe Biden viziton Evropën

    Insajderi
    09 July 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të nisë një turne të shpejtë në Evropë, me qëllim “që të tregojë lidership në skenën botërore”, ka njoftuar këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

    Siç raportoi TheGuardian të dielën, Biden do të takohet me vendet anëtare të NATO-s për të diskutuar lidhur me furnizimin e Ukrainës me municione thërrmuese, që është diskutuar më parë mes Aleancës.

    Presidenti amerikan do të mbërrijë mbrëmjen e së dielës në Londër, ku do të takohet me kryeministrin Rishi Sunak dhe mbretin Charles, dhe më pas do të shkojë në një Samit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

    Më pas, sipas agjendës, do të udhëtojë për një Helsinki, për të mirëpritur anëtarin më të ri të NATO-s, Finlandën.

    Për Samitin e organizuar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të përçojë mesazhin e qartë se “NATO-ja qëndron e bashkuar dhe agresioni i Rusisë s’do të funksionojë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark