Joze Murinho do të largohet nga Roma, pas tre viteve në krye të Romës. Në fakt trajneri portugez do t’i mbush tre vite në fund të sezonit, pasi ai do ta respektoj kontratën që ka me klubin kryeqytetas italian.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ajo nuk do të rinovohet, pasi palët kanë arritur marrëveshje për tu ndarë.
“Calciomercato” ka zbuluar se e ardhmja e portugezit do të jetë në elitën e futbollit arab ku nuk mungojnë ofertat nga disa skuadra. Ndërkohë te Roma duket se janë pajtuar me largimin e “Special One” në fund të sezonit dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për trajnerin e ri.
Antonio Konte vazhdon të mbetet objektivi kryesor dhe dëshira edhe e tifozëve padyshim për ta marrë drejtimin e Romës. Por edhe emra të tjerë si Tiago Mota apo Alberto Xhilardinjo janë në listën e dëshirave të “Giallorosëve”.