×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Jose Mourinho i bën thirrje FIFA-s që ta shpëtojë Afrikën nga kombëtaret e tjera

    Insajderi
    25 June 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asnjë kombëtare afrikane nuk ka fituar Kupën e Botës deri tani. Arritjet më të mëdha i kanë Senegali, Gana dhe Kameruni, që kanë arritur deri në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm.

    Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka një thirrje për FIFA-n. “Special One” beson fort se nëse ky rregull aplikohet, atëherë do të vijë ditë që trofeu i Kupës së Botës do mbërrijë një ditë edhe në Afrikë.

    “Afrika është e barabartë me të gjithë, dua që bota ta shohë dhe kuptojë një gjë të tillë. Afrikanët nuk janë pas të tjerëve në lidhje me talentin”, ka deklaruar fillimisht strategu portugez.

    Ata zotërojnë talentin për të fituar çdo kompeticion. Përveç faktit që shumica e lojtarëve të tyre më të mirë janë të shpërndarë nëpër botë dhe luajnë për vende të tjera, jo për atdheun e tyre.

    “E di që shumë nuk do të bien dakord në lidhje me këtë pretendim që po paraqes, por FIFA duhet t’i rregullojë gjërat duke refuzuar që lojtarët të përfaqësojnë vende të tjera”.

    “Kjo do i bënte turnetë e FIFA-s më konkurruese dhe jo të njëanshme. Kështu edhe kombëtaret afrikane do kishin shansin të fitonin një Kupë Bote”, shtoi më tej Mourinho.

    Tashmë dihet se Franca ka numrin më të lartë të lojtarëve në Evropë që vijnë nga Afrika, dhe një rregull i tillë do t’i penalizonte shumë ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark