Joss Stone, këngëtarja angleze e cila sonte në mbrëmje në kuadër të turneut të saj do të performojë edhe në Prishtinë, mbrëmë e ka sfiduar veten.
Ajo ka kënduar krahas Shpat Dedës dhe Art Lokajt, dy muzikantë që tanimë njihen për stilin e veçantë. Stone ka provuar të këndojë këngën “N`shpirt mka rritë”, në një koordinim perfekt me dy artistët shqiptarë. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të së premtes në qendër të qytetit, përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Çfarë nderi. Mezi po e pres koncertin e sotëm” ka shkruar këngëtari Deda në rrjetet sociale pasi ka kaluar nëpër këtë eksperiencë.
Stone sonte këndon në Zone Club në Prishtinë. Stone është ndër zërat më të mirë në industrinë muzikore aktualisht, e ndoshta ndër këngëtaret që qysh në moshë të re ka ditur të krijojë karrierë të fuqishme në muzikë. / KultPlus.com
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/fatjon.miftaraj/videos/10207551169193305/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]