Insajderi
Show

Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët e BBVA

Insajderi
30 June 2025 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët e BBVA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak ditë më parë, Jozefin Marku vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë “Instagram”

Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.

Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.

Jozi i është përgjigjur:

“Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri ma të limituar se tjetri”.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në Big?”.

“Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark