“Ju jeni llumi i shoqërisë”, reagon ashpër deputeti Haxhiu pasi u përmend në përgjim – Insajderi
×
Insajderi

“Ju jeni llumi i shoqërisë”, reagon ashpër deputeti Haxhiu pasi u përmend në përgjim

Insajderi
12 July 2023 - 18:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të pjesës së tretë të përgjimeve nga Gazeta Nacionale në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

Në këtë incizimi , deputetja Kusari-Lila ka përmendur edhe deputetin Haxhiu duke iu drejtuar Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.

Haxhiu tha se kryeministri Kurti dhe deputetja Kusari-Lila janë llumi i shoqërisë kudo që flitet shqip.

Tutje Haxhiu i quajti gënjeshtarë, hajna e tradhtarë.

Deputei e pyeti kryeministri se çfarë ka për t’iu thënë sot ushtarëve të UÇK-së e familjeve të dëshmorëve, derisa shtoi se ky është turp.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?!

LVV ➡️ Krejt dhe Drejt➡️ te Radojçiqi!

Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!

Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.

Turp ju qoftë!

Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit.

Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë.

Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve.

Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku.

Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.

Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë.

Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.

Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark