×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Ju jeni në rend. Ti je tjetër” – gazeta malazeze shkruan për banerin që shpalos në ndeshjen Llapi – Buducnosti

    Insajderi
    15 July 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është zhvilluar ndeshja Llapi – Buducnosti në kuadër të Konferencë Ligës, e vlefshme për raundin e parë. Klubi malazez është kualifikuar në raundin e dytë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, me rezultat të përgjithshëm 2:4.

    Për këtë ndeshje klubi i llapit në krye me trajnerin Tahir Batatina ftoi gjithë tifo-grupet shqiptare që të përkrahnin në ndeshjen e mbrëmshme.

    Podgoricasve iu bë mirëseardhja e përzemërt dhe pati edhe një sërë sloganesh që nuk kanë vend në terrenet sportive, ka shkruar gazeta “Analitika”, transmeton Insajderi.

    Në njërën prej pankartave ishte një hartë e Malit të Zi me një pjesë të ‘prerë’ dhe mesazhin – “ti je tjetër”.

    Në tribuna ka edhe një flamur me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Të pranishëm në ndeshjen ishin rreth 11 mijë tifozë.

    Buducnost fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0, ndërsa shtatë ditë më parë pati pankarta fyese edhe në Podgoricë. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark