×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Ju ka dalë emri nëpër portale që janë hajna”, aktivisti i VV’së proteston i vetëm kundër pushtetit në Kamenicë

    Insajderi
    24 April 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Krasniqi, ka protestuar i vetëm para objektit të Komunës së Kamenicës.

    Protesta e tij ndaj zyrtarëve të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëheqin me Komunën e Kamenicës, po bëhet për shkak të akuzave që po ua bënë vetë aktivisti për hajni.

    “Me hajna me hajna nuk ka shtet”, dëgjohen thirrjet e lëshuara të aktivistit të LVV-së nga vetura e tij.

    Për këtë aksion ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

    Pas lirimit, Krasniqi shkon sërish në objektin komunal ku realizon një video tjetër dhe akuzon një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje se i ka telefonuar policinë për aksionin e tij.

    Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark