Jose Mourinho ka qenë i papërmbajtshëm pas humbjes ndaj Interit me lojtarët e tij. Gjithsesi Corriere Dello Sport raporton se lojtarët nuk janë mërzitur nga fjalët e ashpra të trajnerit të tyre.
Ata janë mësuar me stilin dhe adrenalinën e Mourinho, madje e mbështesin trajnerin e tyre dhe duan të reagojnë që në ndeshjen e radhës kundër Sassuolo në kampionat. Më së shumti ata janë mërzitur për faktin që fjalët e thëna në dhomat e zhveshjes u botuan.
Gazeta me bazë kryeqytetin italian zbardhi fjalimin e Mourinho dje, që ishte si më poshtë: “Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë?! Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta.
Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë.
E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”. /