Tre milionë dollarë për 4 ditë xhirime. Kjo është shuma e përfituar nga Julia Roberts për rolin e vogël në ‘Mother’s Day’, komedi romantike e Garry Marshall (‘Pretty Ëoman’) me Jennifer Aniston, Jason Sudeikis e Kate Hudson, i dalë këtë fundjavë në SHBA.
Rezultatet e shitjeve të biletave ishin mbresëlënëse, duke parë se që nga filmi u përfituan 8.3 milionë dollarë, por nga kjo shumë, më pak se gjysmën e mori bukuroshja Roberts. Sigurisht, 20 milionë dollarët e fituara për ‘Erin Brockovich’ në vitin 2000 (shifër rekord për një aktore), janë larg, por me 750.000 dollarë kompensim në ditë – për 4 ditë – Julia Roberts vazhdon të jetë një nga yjet më të paguara të Hollivudit.