Insajderi
Botë

Juncker: Largimi i Britanisë nga BE – akt i vetëdëmtimit

Insajderi
22 June 2016 - 08:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka tërhequr vërejtjen Britanisë se votimi për largim nga Bashkimi Evropian, do të jetë “një akt i vetëdëmtimit”, që do t’i rrezikoj përfitimet reciproke në disa dekada.

Këtë thirrje emocionale për votuesit britanikë, zoti Juncker e ka bërë para referendumit të nesërm, në të cilët vendoset se a do të mbetet Mbretëria e Bashkuara në BE apo jo.

“Ta ktheni shpinën ndaj fqinjëve tuaj dhe të tërhiqeni në izolim është kundër çdogjëje që Evropa dhe Britania qëndrojnë”, tha Juncker në një tubim biznesor mbrëmë në Athinë të Greqisë.

“Largimi do të thotë vetëdëmtim”, tha Juncker.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark