Sylë Tahir Hoxha, ka lindur më 10 shkurt të vitit 1955 në fshatin Gjonaj KK Prizren.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Gjonaj, shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Prizren. Më 15 mars 1981 diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Pas diplomimit ai menjëherë filloi punën si praktikant në një ndërmarrje për montimin e nxehjes qendrore dhe ujësjellësit “Metalax” në Prizren. Në vitin 1982 deri në mars 1983 ka qenë referent juridik në atë ndërmarrje. Prej marsit 1983 gjer më 1 tetor 1984 ka punuar si referent juridik në drejtorinë për punë pronësoro juridike në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Në vitin 1984 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren, të cilin funksion e ka kryer deri më 20 korrik 1992 kur është shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë.
Prej korrikut të vitit 1993 gjerë në gusht të vitit 2000 ka punuar si avokat. Ndërsa nga 8 gushti i vitit 2000 është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren, ku ka punuar deri më 10 mars 2006.
Duke qenë i suksesshëm në rastet që ai ka kryer në mars të 2006-së, u emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Më 29 qershor 2010, nga Presidenti i Republikës së Kosovës është emëruar prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, e një vit më pas u caktua ushtrues i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.
Ai ishte kryeprokuror i Prizrenit për një mandat të plotë 4-vjeçar, e më pas mori pozitën edhe të Prokurorit Special të Kosovës.
Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë.
Hoxha, është prokurori i cili ngriti aktakuza ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, është pensionuar.
Prej qershorit të vitit 2020 është angazhuar si Avokat në Prizren.
I pensionuar nga profesioni i tij, Sylë Hoxha, tashmë i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit, garon në listën e LDK-së, me numrin 100.