Justin Bieber ka humbur aq shumë peshë, sa që është vështirë ta njihni. Këngëtari 30-vjeçar ka disa ditë që është tërhequr nga të gjitha deklarimet dhe shfaqjet publike.
Fansat e lidhin dobësimin e tij me implikimin e mundshëm të tij në skandalin e Diddyt.
Kjo pasi që Justin u bë një yll si adoleshent nën krahun e Diddyt.
Për ndryshe Diddy ishte mentor i Justin Bieber, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se kënga që përfshinte tekstin “humba veten në një festë të Diddy-t” kishte të bënte me përvojat e tij me reperin.