Pak e njohin momentalisht talentin e tij, por gjithnjë e më shumë, Albert Stanaj po bën për vete personazhet më me influencë të tregut të shoëbiz-it botëror.
Të mërkurën, Stanaj bëri debutimin e tij fantastik në një prej emisioneve më të famshëm amerikan, “Tonight Shoë ëith Jimmy Fallon”.
Performanca e ndjerë e kantautorit me origjinë shqiptare u komplimentua jo vetëm nga publiku, por këtë herë, Alberti tërhoqi vëmendjen edhe të yllit të Pop-it, Justin Timberlake. I ftuar në të njëjtin program me Stanaj, Timberlake i dedikoi një status në Tëitter atij që pritet të ketë shpërthimin e tij artistik në vazhdim.
“Ke një zë të çmendur. Më vjen mirë që u takuam” shkroi J.T në foton e përbashkët me Stanaj, të shkrepur në prapaskenën e emisionit të Jimmy Fallon, shkruan lapsi.al