×
Show

Justin Timberlake rrezikon dënimin me burg

Insajderi
26 October 2016 - 17:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Justin Timberlake jeton në Kaliforni, por mori rrugën drejt vendlindjes së vet, Tennessee, për të shfrytëzuar mundësinë që të hidhte votën më shpejt, në Memphis.

“Shikoni se mund të ketë votime të parakohshme edhe në qytetin tuaj, – shkroi ai në “Tëitter”. – Nëse jo, atëherë mbetet për në datën 8 nëntor. Por zgjidhni që të keni një zë!”.

Apeli ishte i lavdërueshëm dhe shfaqja e papritur e këngëtarit të famshëm në qendrën e votimit i ngazëlleu shumë prej të pranishmëve.

Adhuruesit nxituan të shkrepnin ndonjë foto me idhullin e tyre, i cili nuk ngurroi të bënte dhe një “selfie” përpara kutisë së votimit. E pikërisht këtu fillon edhe problemi për Justin.

Vitin e kaluar, guvernatori i Tennessee Bill Haslam firmosi ligjin që i lejon njerëzit të përdorin celularët në qendrat e votimit vetëm për qëllime informimi, në mënyrë që të asistohen votuesit në marrjen e vendimeve, por ndalon shkrepjen e fotove dhe videove.

Shkelja e këtij ligji ndëshkohet me 30 ditë burg dhe, në varësi të rastit, me një gjobë prej 50 dollarësh. Por sipas gazetës lokale të Memphis, zyrtarët nuk do të merren me incidentin.

“Askush në zyrën tonë nuk po e heton këtë cështje dhe nuk do përdorim burimet tona për këtë”, ka thënë drejtuesja e distriktit Amy Ëeirich. Votuesit në disa shtete të SHBA kanë nisur të votojnë më herët, por dita e zgjedhjeve është 8 nëntori.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark