Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi e ka njoftuar sot zëvendësministrin e Financave Agim Krasniqi lidhur me problemet që u kanë dalur punëtorëve me parat e pakos emergjente.
Sipas Azemit, ka pasur keqpërdorime nga komisioni për verifikim si dhe keqpërdoruesit e shumë kompanive private që mjetet e puntorëve po i përvetësojnë.
“E njoftova zv.Ministrin lidhur me keqperdorimin që ka ndodhur nga komisioni për verifikim si dhe keqpërdoruesit e shumë kompanive private që mjetet e puntorëve po i përvetësojnë. Me këtë veprim komisioni dhe pronarët e kompanive kanë krijuar tensione tek puntorët e sektorit privat”.
Azemi tha se ka marrë premtimin nga Krasniqi se paratë do tu kthehen punëtorëve.
“Ministria ka dhënë premtim se të gjitha pagat e puntorëve të cilat janë keqpërdorur do të kthehen prapa”, tha Azemi.
Me pakon emergjente Ministria e Financave ka filluar pagesat prej 170 eurove për punëtorët e sektorit privat. Ekzekutimi i mjeteve ka nisur tash e disa ditë, mirëpo shumë punëtorë janë ankuar se paratë nuk u janë trasferuar në llogaritë e tyre.