Alessandro Del Piero rikthehet te Juventus, ky mund të jetë një nga revolucionet e reja te klubi bardhezi në sezonin e ardhshëm.
Hipoteza se Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit nuk është e re dhe marrëdhëniet mes presidentit aktual dhe Del Piero-s nuk janë pozitive dhe, në rast se Andrea Agnelli do të largohej, flamuri i Juventusit mund të luante rolin e presidentit të nderit, duke kryer funksionet e ambasadorit të klubit me fuqi vendimmarrëse.
Pastaj është e ardhmja e Allegrit. Është e vështirë, nëse jo e pamundur, të mendosh se ai mund të largohet me një kontratë që skadon në vitin 2025. Megjithatë, nuk ka dyshim se situata e tij nuk është e qetë te Juventus. Gjithçka do të varet nga fundi i sezonit. Me një fitore të mundshme në Kupën e Italisë dhe vendin e katërt, viti i bardhezinjve mund të konsiderohet pozitive.
E.Ç (Dosja.al)