×
  • Sport
  • Sport

    Juventus me komunikatë zyrtare: Konfirmon besimin e plotë te projekti i Superligës Evropiane

    Insajderi
    21 April 2021 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Perez së bashku me presidentin e Juventusit, Agnelli dhe 10 drejtues të klubeve të mëdha evropiane kishin nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Superligës së Evropës, megjithatë ky kompeticion nuk u jetësua, pasi klubet njëra pas tjetrës kanë dhënë dorëheqje, shkruan Insporti.

    Sidoqoftë, Juventus përmes një komunikate zyrtare njoftoi që janë të bindur në projektin edhe pse janë vetëm disa mundësi që të realizohet.

    “Juventusi e di vëmendjen e disa klubeve për largimin nga Superliga, edhe pse procedurat ende nuk janë finalizuar”.

    “Juventus është i bindur në projektin duke konsideruar që janë vetëm disa mundësi që të realizohet projekti”, shkruhet në komunikatë.

    Ndryshe, vlenë të theksohet se Chelsea ka qenë klubi i parë që ka vendosur të braktisë këtë kompeticion.  /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark