Bayern Munich ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për Matthijs de Ligt, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, Bavarezët do të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e holandezit, me një kontratë deri në vitin 2027.
“Matthijs de Ligt në FC Bayern, ja ku shkojmë! Marrëveshja verbale është arritur sonte pasi klubet kanë qenë në kontakt gjatë gjithë ditës – oferta përfundimtare e pranuar nga Juventus për paketën me vlerë më shumë se 80 milionë euro”.
“De Ligt tashmë ka rënë dakord për kushtet personale dhe do të nënshkruajë deri në qershor 2027”, thuhet në postimin e Romano.