×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi pranon “Calciopolin” pas 17 vitesh, heq dorë nga proceset gjyqësore

    Insajderi
    24 October 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Merr fund pas 17 vitesh çështja e Calciopolit, skandali i Serisë A që u pasua me zbritjen në Serinë B dhe heqjen e dy titujve Juventusit në vitin 2006.

    Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë fajin dhe kanë ndjekur të gjithë betejat e mundshme gjyqësore, për të rikthyer titujt e humbur me procesin e Calciopolit, por nuk fituan asnjë prej tyre.

    Pas 17 vitesh, më 6 tetor të këtij viti, klubi bardhezi firmosi nëpërmjet presidentit Ferrero, vendimin për të tërhequr apelimin në shkallën e fundit të mbetur në sistemin e drejtësisë në Itali, duke pranuar më në fund verdiktin si të pandryshuar.

    Në këtë mënyrë merr fund edhe debati mbi çështjen që tronditi futbollin italian në vitin 2006, pasi me tërheqjen e apelimit, duket se bardhezinjtë janë dorëzuar në betejën e tyre për të ndryshuar verdiktet e 17 viteve më parë. /TP/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark