Ka 4 vjet që ka dalë në shitje nën çmimin e blerjes, por askush s’e do këtë shtëpi të J.Lo - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ka 4 vjet që ka dalë në shitje nën çmimin e blerjes, por askush s’e do këtë shtëpi të J.Lo

    Insajderi
    27 August 2021 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa Jennifer Lopez është e zënë duke kërkuar në Kaliforni për një shtëpi të përshtatshme për të jetuar me partnerin e saj Ben Affleck, ajo ende ka probleme me shtëpinë e saj në Manhattan – e cila është në shitje prej gati katër vjetësh.

    Lopez e nxori në shitje pronën për herë të parë në tetor të vitit 2017 për 26.95 milionë dollarë – tre vjet pasi e bleu apartamentin për 20.16 milionë dollarë. Sipas një burimi të brendshëm, Lopez vendosi ta shiste shtëpinë, pasi kuptoi se nuk ishte një vend privat për të jetuar

    Por në vitin 2019, duke mos pasur asnjë ofertë për blerje, shtëpia pati një ulje çmimi dhe shkoi në 1.96 milionë dollarë. Megjithatë, sërish nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr një blerës dhe shtëpia mbetet në shitje ende sot.

    E përbërë nga katër dhoma gjumi dhe 11 tualete, apartamenti është përshkruar si “kurorë e çmuar e The Whitman Mansion”.

    Me mbi 603 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 279 metra katrorë hapësirë të jashtme, shtëpia luksoze ka katër tarraca të shpërndara në dy kate, me pamje nga Madison Square Park.

    Një ashensor privat të çon në shtëpi dhe hapet në dhomën e madhe me një dritare dhe tre dyer franceze që çojnë në një nga tarracat.

    Kuzhina vjen me një zonë ngrënieje të kompletuar, rafte të hapura dhe dollapë të personalizuar. Në të njëjtin kat ka një dhomë gjumi private me tre dhoma të tjera gjumi dhe tualete brenda në suitë, një dhomë stafi me një tualet të plotë dhe një dhomë lavanderi.

    Në katin e dytë të apartamentit është dhoma kryesore  gjumit me dy tualete dhe dy tarraca në natyrë – një pranë tualetit dhe një afër dhomës së gjumit.

    Arsyeja pse nuk po shitet ende? Nuk e dimë, por me shumë mundësi problemi i vetëm është privatësia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark