×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Ka ende shpresë, nxirren të gjallë pas 122 orësh, një 2-vjeçare dhe dy gra

    Insajderi
    11 February 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi vazhdojnë të vijnë të tjera histori shprese. Pas nxjerrjes gjallë nga rrënojat rreth katër ditë pas tërmetit të foshnjës 10-ditëshe dhe nënës së tij, një tjetër lajm i mirë vjen po nga provinca e Hatay. Mediat raportojnë se në këtë provincë, në Antakyas, një vajzë dyvjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat pas 122 orësh.

    Ndërkohë ekipet e shpëtimit në Turqi nxorën të gjalla dy gra nga rrënojat e ndërtesave të shembura pasi ato mbetën të bllokuara për 122 orë pas tërmetit më vdekjeprurës të rajonit në dy dekada.

    Një nga gratë e shpëtuara, Menekse Tabak, 70 vjeçe, ishte mbështjellë në një batanije ndërsa ekipet e shpëtimit e çuan atë në një ambulancë në pritje në provincën e Kahramanmaras.

    E shpëtuara tjetër ishte një 55-vjeçare e lënduar, i identifikuar si Masallah Cicek, i cili u nxor nga mbeturinat e një ndërtese të shembur në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë juglindore.

    UNICEF deklaron se rreth 5000 fëmijë kanë mbetur vetëm, përfshirë jetimët dhe ata që ende kërkojnë prindërit e tyre.

    “Numri i fëmijëve të mbetur pa familje po rritet në mënyrë dramatike. Filluam nga 500 në ditën e parë dhe tani jemi midis 1000 dhe 5000, sepse shifrat po rriten çdo orë. Kur prindërit dërgohen në spital, shpesh ndodh që ata të mos mbijetojnë dhe kjo po ndodh në të gjitha krahinat”, shpjegon shefja e Unicef-për Turqinë Regina De Dominicis.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark