Telashe të reja për John Carew, ish-sulmues norvegjez, ndër të tjera i skuadrave të Aston Villa-s, West Ham-it, Valencia-s dhe Roma-s.
Ish-futbollisti është i akuzuar për evazion fiskal në Norvegji, ku duket se ka shmangur pagesën e rreth gjysmë milioni sterlinash mes 2014-ës dhe 2019-ës.
Ndë rtë tjera, norvegjezi duket se i ka fshehur autoriteteve financiare rreth 27 milionë sterlina, arsye për të cilën mund të dënohet me gjashtë vite burg nëse shpallet fajtor.
Carew është mbrotur duke shpjeguar se nuk ishte në dijeni të ligjeve tatimore norvegjeze, dhe se besonte se rezidenca e tij fiskale ishte në Angli. Ai është shprehur i gatshëm të paguajë shumë që detyrohet