×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka jeni nis o Ali Bunga” – Tahiri kritikon Qeverinë për mungesë të materialit për pasaporta

    Insajderi
    08 January 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e materialit për pasaporta.

    Tahiri ka thënë se kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet.

    “Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Postimi i tij:

    Ka jeni nis o ‘Ali Bunga’

    Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet.

    Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtu, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta.

    Pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë. Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark