Të hënën Gazeta Insajderi raportoi për një rast të arrestimit në pikën kufitare në Vërmicë. Policia e Kosovës arrestoi 33 vjeçarin Almir Daci.
Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për veprat penale “Shpëlarje parash”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve udhëtimi” dhe “Veprimtari lidhur me trafikun rrugor”.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Pejës. Po kërkohej nga autoritetet zvicverane.
Pas publikimit të këtij lajmi në redaksinë e Insajderit fillimisht ka telefonuar një grua e cila është paraqitur si motra e Almir Dacit.
“Largone lajmin se keq jau qet”, tha ajo.
Më vonë telefonoi një person tjetër i cili u paraqit si vëllai i Dacit. Ai kërcënoi edhe më ashpër redaksinë.
“Ka me ju kallë me benzinë, kur të vijë ju kallxojë se qysh bëhet shpëlarja e parave. Hiqeni lajmin, ku e keni ju atë të drejt me postu. Na bojna krime me ju mbajt juve gjallë…”, tha mes tjerash Valmir Daci.
Pjesë nga biseda kërcënuese: