×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka me ta jep k*** n’gojë” – Biznesmeni njohur kërcënon qytetarin

    Insajderi
    18 November 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar rastin e kanosjes ku i përfshirë është biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku. Viktimë në këtë rast është njëri prej grupit të akuzuarve për incidentet që kanë ndodhur në bizneset e tij. Gazeta Sinjali e ka siguruar një audio incizim ku Buquku konfirmon përfshirjen e tij në këtë rast. Ai dëgjohet teksa bisedon me djalin e viktimës në fjalë, teksa përdorë edhe fjalor eksplicit.

    Personi që dëgjohet duke folur me Jeton Buqukun është djali i viktimës që e ka raportuar rastin në Polici dhe të dy janë pjesë e katërshes së akuzuar nga familja Buquku për incidentet te bizneset e tyre.  

    Siç ka marrë vesh Sinjali, djali i viktimës fillimisht ia ka lënë disa mesazhe Jeton Buqukut për kërcënimin ndaj babait të tij dhe më pas kanë folur në telefon.

    Në mesazhet që ka siguruar redaksia, i riu pretendon se Jeton Buquku ka tentuar t’i bindë atë dhe babanë e tij për të dëshmuar rrejshëm për rastet që kanë ndodhur. Sipas tyre, qëllimi i vetëm i tij ka qenë që ata të përmendin emrin e një personi – të cilit dyshohet se Jeton Buquku ia ka borxh një shumë të majme parash.  

    Por, ndonëse Jeton Buquku nuk i është përgjigjur me mesazhe personit në fjalë, ky i fundit e ka telefonuar dhe kanë zhvilluar një bisedë me të shara, ku mes tjerash Buquku e konfirmon rastin e 8 qershorit.

    Djali i viktimës në fillim e pyet pse e ka ndalur babanë e vet dhe e ka sharë, ndërsa kur Jeton Buquku ia kthen “s’pe din ti çka o në pyetje a?”, nisin të sharat me njëri tjetrin dhe kërcënimet.

    Përveç sharjeve, Buquku e kanos personin në fjalë se “unë ta shti bombën në gojë” e më pas thotë se “ta kom rreh shuplaka babën” – duke iu referuar rastit të 8 qershorit.

    Ai madje dëgjohet duke u tallur për denoncimin e rastit, ku thotë “ish shku n’Polici t’u kajtë”.

    “Aty a, se s’pe din ti çka o n’pytje a? Unë vi ta q* edhe nanën. Ku je o burrë… n’fyt kom me ta pre. Ty kom me ta q* edhe nanën edhe babën… Ku jeni mësu me gjujtë msheftë? Une ta shti bombën në gojë..Tash e di me kond kom punë e tash t’kallxoj. Ku t’ju nxo, ju rrehi…Ta kom rreh shuplaka babën..Ish shku n’Polici t’u kajtë. Prej sotit e sheh ku t’nxo…“ – thotë Jeton Buquku.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me këtë rast dhe në cilën fazë të hetimit është.

    Nga Policia Rajonale në Pejë kanë bërë të ditur shkurt se në koordinim me Prokurorinë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe janë intervistuar palët.

    “Në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë janë ndërmarr veprime te caktuar te hetimore janë intervistuar palët e apostrofuara, rasti me raport informues është dërguar me datë 06.08.2024 në Prokurorinë Themelore Pejë.”

    Ndërsa nga prokuroria kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka dhënë autorizimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

    “Ky rast është pranuar në Prokurorinë Themelore në Pejë dhe me t’u pranuar i është ndarë Prokurorit të Shtetit për ta trajtuar, i cili ka përpiluar kërkesën për intervistimin e të gjitha personave të përfshirë në këtë çështje nga Policia e Kosovës dhe njëkohësisht ka dhënë autorizimet të cilat do të kryhen për t’u ndriçuar kjo çështje penale.”

    Sinjali ka telefonuar disa herë Jeton Buqukun, por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja në vazhdim edhe për rastet e tjera ku është i përfshirë Jeton Buquku dhe bizneset e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark