×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka me t’masakru me gjithë familjen”- akuzohet se kërcënoi deputeten e PDK-së, mërgimtari s’shkon në seancë

    Insajderi
    13 November 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i akuzuari Afrim Bajrami po akuzohet se kishte kanosur deputeten, Ariana Musliu-Shoshi, prokurori i shtetit Eset Rama ka kërkuar që dënimi të jetë në përputhje me ligjin.

    Fillimisht në këtë seancë, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj bëri të ditur se për shkak se i akuzuari Afrim Bajrami gjendet në Gjermani, gjykimi do të mbahet në mungesë të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas gjykatësit Sadikaj mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Avdyl Hyseni kishte njoftuar gjykatën përmes një parashtrese se ka kontaktuar me të mbrojturin e tij përmes rrjetit social “Snapchat”, duke e njoftuar se i njëjti punon në Gjermani dhe nuk mund të vijë në këtë seancë, ashtu që gjykimi të mbahet pa prezencën e tij.

    Lidhur me këtë, gjykatësi Sadikaj tha se meqenëse edhe në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 29 korrik 2023 gjykata kishte informuar të pandehurit që sipas Kodit të Ri Penal gjykimi mund të mbahet në mungesë, e pasi që edhe avokati i tij pajtohet qe seanca të vazhdoj, kjo seancë do mbahet edhe pse i njëjti nuk është prezent.

    Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Bajrami, avokati Hyseni tha se qëndron pranë asaj që ka deklaruar në shqyrtim fillestar duke u pajtuar edhe me pranim të fajësisë.

    Kurse, prokurori i shtetit Eset Rama ka kërkuar që dënimi të jetë në përputhje me ligjin.

    Në këto rrethana, gjyqtari i vetëm gjykues ka provuar pranimin e fajësisë nga i pandehuri, ndërsa shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale do të bëhet më 16 nëntor 2023.

    Ndryshe, për shkak të një gabimi teknik Apeli kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit Bajrami.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më datë 29 korrik 2023 kishte dënuar të akuzuarin Afrim Bajrami me 30 ditë burgim për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 par 3 lidhur me par 2 dhe “Dhunë në familje” par 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

    Mirëpo, Gjykata e Apelit më 12 shtator 2023 e kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë duke e kthyer çështjen në rigjykimin me arsyetimin se aktgjykimi përfshinte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk ishte i përpiluar sipas ligjit dhe se dispozitivi i të njëjtit ishte i pa qartë.

    Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit po ashtu thuhej se e gjykata e shkallës së parë e kishte ka tejkaluar akuzën kur të akuzuarit Afrim Bajrami përveç veprës penale Kanosja e kishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Dhuna në Familje” ku në këtë rast gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar të njëjtin për një vepër penale që nuk kishte qenë i akuzuar.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 29 korrik 2023 ekziston dyshim i arsyeshëm se i akuzuari Bajrami me datën 2 maj 2023, rreth përmes rrjetit social Facebook, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën – Deputeten e Kuvendit të Kosovës Ariana Musliu Shoshi për shkak të detyrës së saj.

    Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari nga një profil në rrjetin social Facebook me emrin “kaka. kaka”, ju ka drejtuar fjalët: “Oj gjak shkine sa të vijë ne pushim edhe es muj o me sakic ka met masakrue me gjithe familjen 1000 perqindë kam met pre për shkin cetnike ata Allah ta q* qe te ka martue ty shko bane ADN e gjon babën qetnik qe te ka pjell ta q* token e nanes qe te man ty se qifti yt ni milion qetnika i qet oj shpijune, shpijune serbo ruse Allahu te kallt ne familjen tone ku te dhem mas shumti mori prostitut kralave se ti nuk je votue vorin e nones ta q* me pas pak ftyre nuk ban kështu 16 mij i vrau shkau e ti i përkrah hec për serbi token e nanes ta q* edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue p* te vraft gjaku i grave i fëmijëve te dëshmorëve” me çka tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark