×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka perëndu koha e banditave…” – Si krekosej asambleisti i VV-së i arrestuar për drogë me “sukseset” e partisë

    Insajderi
    15 August 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se dje është arrestuar një grup prej pesë personave nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur drogë.

    Sipas tyre pesë të arrestuarit kanë shitur drogë në plazh, e të njejtën e kanë transportuar nga Kosova me autobus.

    Njëri nga ta është edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

    Në disa nga statuset e tij në rrjetin social Facebook, Mujeci krenohej me punën e partisë së tij të cilës i thurte lavde, e shpeshherë jepte edhe kritika për opozitën.

    Në njërën prej tyre ai nuk ka harruar të shpreh bindjen e tij se “koha e banditëve ka perenduar”.

    Besnik Mujeci

    Në një postim tjetër ai është lutur për mbrojtjen e afër të kryeministrit, që sipas tij, janë duke e mbrojtur nga opozita, të cilat i kishte quajtur “hijena të ndyra”.

    Besnik Mujeci

    Ai, madje është treguar edhe kreativ në dhënien e ideve për biznes, si hapja e një fabrike.

    Besnik Mujeci

    Përveç ideve të biznesit, ai “ndjekësve” të tij në këtë rrjet social i ka dhënë edhe motiv.

    Besnik Mujeci

    Mujeci ka këshilluar edhe autoritetet në lidhje me numrin e zyrtarëve që duhet të marrin pjesë gjatë patrullave.

    Besnik Mujeci

    Por, ai nuk ka “shpërndarë” vetëm kritika, nganjëherë edhe ka lavdëruar. Si në statusin poshtë, ku ka përgëzuar Policinë e Kosovës për “neutralizimin e elementeve kriminale”.

    Besnik Mujeci

    Asambleisti i VV-së në Komunën e Prishtinës ka ndarë me qytetarët edhe arsyen pse i pëlqen kryeministri, Albin Kurti.

    Besnik Mujeci

    Ndërkaq në lidhje me dyshimet për shitjen e një meçi futbollistik, Mujaci është treguar kureshtar të dijë se sa kushton “kilogrami i lojës”.

    Besnik Mujeci

    I zgjedhuri i popullit është deklaruar edhe në lidhje me dy sistemet më të dështuara, sipas tij, e që njëri është ai i drejtësisë.

    Besnik Mujeci

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark