×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka pësur krizë të vetëdijes”, vdes një i burgosur i burgut të Dubravës

    Insajderi
    12 February 2024 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës, në Spitalin e Pejës.

    Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

    SHKK ka njoftuar se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe para hyrjes në burg dhe brenda burgut po trajtohej nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

    “Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark