×
  • Showbiz
  • Show

    “Ka qenë ëndërr e gjyshit”, Albina Kelmendi flet për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion

    Insajderi
    08 May 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, nga Liverpuli, kanë performuar në tapetin e Eurovizionit 2023, ku kanë zhvilluar një intervistë të shkurtër me dy prezantuesit e kësaj ngjarje, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek.

    Albina, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Duje”, i është përgjigjur edhe pyetjeve të prezantuesve, nëse paraqitja e saj në Eurovizion ka qenë edhe ëndërra e gjyshit të saj.

    Familja Kelmendi

    “Ka qenë ëndërra e gjyshit me prezantuar Shqipërinë në Eurovizion. Ne jemi shumë krenar që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”, komentoi Albina.

    Gjatë bashkëbisedimit, familja Kelmendi ka komentuar edhe veshjen e saj, si dhe bizhutë e vendosura në fustan.

    Janë bizhu të vjetra ilire, të cilat përfaqësonin gruan e fortë shqiptare. Ato janë të improvizuara. Albina, tani, po përfaqëson kulturën shqiptare dhe ilire”, komentoi familja Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark