×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ka rrezik të myken shumë libra dhe dokumente në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

    Insajderi
    29 August 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e shiut rrezikojnë mykjen e shumë librave dhe dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

    Rrjedhja e ujit sërish mund t’i rrezikojë librat e kësaj biblioteke.

    Lagështia nga reshjet e shiut në depon e bodrumit ka dëmtuar dyshemenë, muret e tavanin, e as myku nuk mungon.

    Andaj stafi është vazhdimisht i mobilizuar që uji të mos i dëmtojë botimet, e një intervenim në këtë pjesë i munguar tash e sa vjet, po konsiderohet i domosdoshëm.

    “Këto burime dhe rrjedhje të sanohen dhe të jetë një stabilitet më i mirë, duke pasur parasysh rëndësinë e fondit që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare”, deklaroi Hyrije Thaçi, Shefe e Departamentit të Shërbimit Bibliotekar.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar ekipe për të analizuar gjendjen në teren, e më pas të nisë edhe intervenimi.

    “Tashmë është lidhur kontrata me kompaninë projektuese dhe po hartohet projekti i restaurimit të tërësishëm të këtij monumenti dhe institucioni të rëndësishëm kulturor”, bënë të ditur nga MKRS-ja.

    Në këtë institucion ruhen gjithsejtë rreth dy milionë tituj./klankosova

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark