Autoritetet greke thanë sot se 68 migrantë kanë arritur në Greqi në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 225.
Megjithatë, është e paqartë nëse kjo rënie është direkt e ndërlidhur me marrëveshjen Turqi – BE për migrantë.
Pardje janë kthyer 202 migrantë nga Greqia në Turqi, në valën e parë të dëbimeve sipas marrëveshjes Turqi – Greqi, e cila është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut.
Autoritetet e Greqisë vlerësojnë se afro 53 mijë migrantë janë të bllokuar në këtë vend.