×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka sinkronizim Kurti-Vuçiq-BE të dështojë dialogu”, Berisha kërkon hetim nga CIA dhe Kongresi Amerikan 

    Insajderi
    23 September 2023 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka folur për dështimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

    Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë.

    Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe dokumentet e dialogut.

    “Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenca amerikane për të gjithë procesin e dialogut. Duhet të bëhet kontroll i gjithë atij dokumentacioni dhe letërkëmbimeve pasi kam dyshime për një sinkronizim ndërmjet Kurtit, Vuçiq dhe ndërmjetësve të BE-së për ta sjellë situatën këtu ku e kanë sjellë”, u shpreh ai për Euronews.al.

    Tutje, Berisha shtoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asociacionin.

    “Unë që nga fillimi në gjykim të pavarur kam pretenduar dhe pretendoj se diplomacia evropiane ka dështuar në çështjen e Kosovës. Diplomacia evropian dhe ndërmjetësit kanë dështuar në dialog. Të gjithë kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate”, tha Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark