Afeni Shakur, nëna e reperit të ndjerë Tupac Shakur, ka vdekur në moshën 69 vjeçare.
Ajo ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër në një spital në mbrëmjen e se hënës, raporton Independent.co.uk
Afeni Shakur ka publikuar këngë të biri të saj pas vrasjes së tij në vitin 1996. Vrasja e Tupac nuk është zbardhur asnjëherë, por Afeni Shakur ka qenë më shumë e fokusuar tek mesazhet e këngëve të tij./Insajderi.com