×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ka vdekur nga plaga me armë zjarri”- detaje të reja për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni të Veriut

    Insajderi
    06 December 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e mbytur apo ka vdekur nga një plagë plumbi, tha se është fjala për një plagë plumbi.

    “Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën për media ku njoftoi se i dyshuari i parë Ljupço Palevski është kapur.

    Në lidhje me atë se a është gjetur arma me të cilën është gjuajtur, ministri Spasovski tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse kjo është arma me të cilën është vrarë vajza.

    Spasovski konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

    Vanja ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor, ndërsa të dielën, më 3 dhjetor, trupi i saj u gjet në rrethinën e Shkupit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark