×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kabineti i Kurtit e thumbon KFOR-in

    Insajderi
    16 June 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një komunikate të KFOR-it lidhur me kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forca serbe, ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj.

    Sqarimeve të KFOR-it se nuk ka informacione të sakta se ku ndodheshin policët në momentin e kidnapimit, Zulfaj i është përgjigjur me një thumb, drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

    Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuccia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media tha se vazhdon ta ketë të paqartë se “ku ishin tre policët e Kosovës kur u arrestuan” më 14 qershor.

    KFOR-i ka deklaruar se ka rishikuar lokacionin e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark