×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kaçanik: Vetëplagoset aksidentalisht me armë një 64-vjeçar, përfundon në QKUK

    Insajderi
    18 December 2023 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Kaçanik, teksa kishte dalë në pyll për gjah.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, raporton Gazeta Insajderi.

    Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ka marrë trajtimin në Ferizaj.

    Gjendja e tij shëndetësore është stabile, teksa të dyshuarit i është konfiskuar arma.

    “Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark