Kader Kicaj ka mahnitur të gjithë me fotografitë e fundit që ka publikuar, ku ajo duket tejet e mrekullueshme në një fustan të gjatë të zi.
Fustani elegant dhe glamuroz e kishte veshur gjatë dasmës së miqve të saj, Adrit dhe Ilirianës, të cilët i takoi gjatë Big Brother Big Kosova 2.
Kaderi kishte një grim fantastik që përkonte përsosmërisht me veshjen e saj, duke theksuar bukurinë e saj.
Flokët e saj ishin të lëshuar në disa vale të buta, duke i dhënë një pamje shumë të sofistikuar.
Në dasmë ishin të pranishëm shumë fansa dhe pjesëmarrës të spektaklit Big Brother, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë.
Fotografitë e saj janë pritur me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për stilin e saj. Kaderi vazhdon të jetë një prej figurave më të pëlqyera në skenën e showbiz-it shqiptar. /Telegrafi/