Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kadolli: Angazhimi i gruas është ndryshim i vërtetë, fitorja vjen kur ecim së bashku

Insajderi
30 May 2026 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kadolli: Angazhimi i gruas është ndryshim i vërtetë, fitorja vjen kur ecim së bashku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës, Vjollca Kadolli, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se sot është bërë prezantimi i kandidateve gra për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Sot, në një atmosferë të jashtëzakonshme energjie, besimi dhe përkushtimi, u prezantuan kandidatet gra të listës së LDK-së, gra të dëshmuara në profesion, në familje dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Ne nuk kërkojmë privilegje, por mundësi për të kontribuar, për të përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe për të sjellë politika që u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, ka shkaruar ajo.

Kadolli, e cila në listën e LDK-së garon me numrin 36, ka theksuar se bashkimi dhe angazhimi i grave sjell ndryshime pozitive në shoqëri.

“Kur gratë bashkohen ndryshimi bëhet i pashmangshëm. Zëri i gruas është forcë. Angazhimi i gruas është ndryshim i vërtetë. Fitorja vjen kur ecim së bashku. Mbështetja e madhe që morëm sot ne gratë e LDK-së, është dëshmi se qytetarët besojnë te vlerat, te puna dhe te vizioni për një të ardhme më të mirë. Me gratë në ballë të ndryshimit, me energjinë e tyre dhe me besimin e qytetarëve, ecim drejt fitores së merituar. Kur gratë ngriten për të udhëhequr, shoqëria ecën përpara. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, po ndërtojmë fitoren që i duhet vendit tone”, ka deklaruar Kadolli.

Ajo vlerësoi se fuqizimi i grave në politikë dhe në jetën publike është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përparimit të vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark