Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vazhduar takimet me banoret e kësaj komune në kuadër të fushatës zgjedhore.
Rahimaj ka biseduar me qytetarët për problemet që përballën gjdo ditë dhe ka dëgjuar kërkesat e tyre.
Kandidati nga VV është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarve të Kamenicës dhe ka premtuar zgjidhje për hallet e tyre.
Ai ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.
Mbështetje të plotë Kadri Rahimajt, për kryetar të Kamenicës i ka dhënë edhe kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti u tha qytetarëve se “rezultatin e 14 shkurtit që e ndryshoi Republikën e Kosovës, ta përkthejmë edhe këtu në komunën e Dardanës, dhe asisoj ta krijojmë lidhjen e fuqishme midis Prishtinës dhe Dardanës, midis meje si Kryeministër dhe Kadri Rahimaj si kryetar.