×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli i referohet SHIK-ut si formacion i UÇK-së

    Insajderi
    24 April 2016 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një video gati 8 minuta të gjatë, kandidati për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli, u është drejtuar anëtarëve të kësaj partie duke u kërkuar mbështetje. Dhe këtë mbështetje ai thotë ta meritojë pasi është një nga figurat që ka dhënë më së shumti kontribut.

    Ka folur për atë sesi është lindur dhe rritur në një familje patriotike që ka dhënë shumë për vendin duke folur për angazhimin e tij në vitet ’90 kur edhe siç thitë Veseli ka nisur angazhimin për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Kam pasur privilegjin jetësor që të jem ndër të parët që kam mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu më ka takuar ndër të fundit që jam demobilizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës duke e drejtuar një pjesë të UÇK-së”, ka thënë Veseli.

    Por nuk e ka përmendur askund saktësisht punën e tij si udhëheqës i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, një prej organizimeve më misterioze në Kosovën e para pavarësisë, raporton Insajderi.

    “Ky formacion sikurse Trupat Mbrojtëse të Kosovës u shua pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugën krijimit të institucioneve të reja të sigurisë dhe shtetit tonë të ri”, ka thënë Veseli në videon e postuar në Youtube.

    Ani pse nuk e ka përmendur si fakt udhëheqjen e SHIK-ut, Veseli e ka përmendur tërthorazi atë duke iu referuar si formacion i UÇK-së. Por megjithatë ka thënë se ndihet krenar për punën e bërë në këtë “formacion” për kundër-zbulim./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark