Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, sot në emër të Ministrit të Ekonomisë̈ dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MEA-së dhe Komunës së Gjilanit për ndërrimin e trupave ndriçues Efiçient.
“Vlera e mbështetjes financiare nga MEA është 308 mijë euro, ndërsa Komuna e Gjilanit participon me 132 mijë euro. Përmes këtij Memorandumi synojmë ndërrimin e mbi 3 mijë trupave ndriçues efiçient”, ka shkruar ai.