Shërbimi është ende në fazën e testimit, andaj tani për tani ai është në dispozicion vetëm në periferi të Krayes, e cila ka rreth 100 shtëpi, por është planifikuar të përhapet në pjesë të tjera të qytetit.
Wing ofron shërbimin e saj në bashkëpunim me kompanitë vendore dhe objektet hoteliere, kafenetë, dyqanet ushqimore dhe farmacitë, dhe shpërndarja kryhet brenda pak minutave.
Dronët fluturojnë vetëm, bazuar në koordinatat GPS dhe nuk kanë operator menaxhues. Përdoruesi i shërbimit mund të gjurmojë rrugën e tyre përmes një aplikacioni mobil.
Wing parashikon që dërgesat e kafesë me dron deri në vitin 2030 do të përbëjnë çdo të katërtën porosi.
Dronët nuk guxojnë të fluturojnë mbi rrugët kryesore, as në pjesën më të ngarkuar të ditës, kështu që ofrimi i shërbimit është i kufizuar në mëngjesin e hershëm dhe në orët e pasdites dhe në mbrëmje.