×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kahn Design modifikon Bentley Bentaygën

    Insajderi
    24 May 2019 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e njohur britanike, Kahn Design, së fundmi është marrë më shumë me modifikimin e SUV-in luksoz të Bentleyt, Bentayga, dhe projekti i saj më i fundit është Bentayga Level 2 Edition.

    Kahn Design, për këtë Bentayga me eksterier me ngjyrë të zezë “Jet” ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler) nga fibra të karbonit, maskën e përparmë të re, mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, transmeton Koha.net.

    Po ashtu, ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave 23-inç “Le Mans” nga alumini me goma “Continental” 295x35x23, gypat e sistemit të shkarkimit të gazrave me ngjyrë të zezë, amortizatorët e rinj, xhamat e pasmë të errët, interier prej lëkure “Herringbone” si dhe timonin “Kahn” prej lëkure.

    Gjithashtu, sipas dëshirës së klientëve, Kahn Design ofron edhe interier me lëkurë “Nappa” dhe “Alcantara”, si dhe një numër mundësisht për personalizim.

    Sa i përket çmimit, ky Bentley Bentayga Level 2 Edition në Britani të Madhe kushton 169.995 funte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark