Insajderi
Lajme

Kahraman: Rreth 250 milion euro investime turke në Kosovë në 2015

Insajderi
08 April 2016 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Ismail Kahraman, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve.

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Kahraman, ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2015 kompanitë turke kanë investuar në Kosovë 246 milionë euro.

“Shteti turk dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe për këtë falënderoi mbi 500 kompani e biznese turke, të cilat kanë bërë investime në Kosovë në shumë sektorë të ndjeshëm”, u shpreh ai.

Sipas tij,  Kosova ka përfituar nga Turqia rreth 1 miliard euro, si në investime, ashtu edhe në donacione.

Në takim u tha se vlerë e përbashkët është angazhimi në luftën kundër terrorizmit.

Të dy homologët u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të thellohet edhe më shumë, duke zhvilluar edhe vizita të ndërsjella të kryetarëve të të dyja parlamenteve./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark