×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kajtazi për kandidaturën e LDK-së në Llap: Nuk keni me mund me kthye më, keni shkaktuar përçarje brenda komunës

    Insajderi
    10 June 2021 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar kandidaturën e LDK-së në Podujevë e veçanërisht ‘përçarjet’ e LDK-së brenda komunës.

    Sipas Kajtazit, LDK e ka humbur Podujevën dhe nuk do të mund ta kthejnë më, shkruan Insajderi.

    “Mënyra për me zgjedh problemin, është mënyra e gabuar. Podujevën nuk keni me mund me kthy. Në këtë mënyrë absolutisht Podujevën e keni rihumb me vendimin e djeshëm sepse keni shkaktu një përçarje të madhe në basionin e dikurshëm të LDK-së”.

    Tutje, Kajtazi ka shtuar se shkarkimi i Veliu nga kryesia e deges ne Llap, është mohim i vullnetit të qytetarëve që e kanë votu atë, pasi ai kishte dal nga një kuvend lokal iu po asaj për të iu bashkuar qeverisë Hoti.

    “Struktura qëndrore po e shkarkon një kryetar dege i cili ka dalë nga një kuvend lokal i asaj dege. Pra, ju ia keni marrë kompetencat, ia keni mohu vullnetin të gjithë atyre njerëzve që e kanë votu Veliun”, tha Kajtazi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do kandidojë me Ekrem Hysenin në Podujevë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark