Insajderi
Lajme

Kajtazi për pajisjen që iu gjetë në makinë: Ekspertët tanë nuk kanë mundur ta hapin, sugjerohet të dërgohet jashtë vendit

Insajderi
11 November 2024 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kajtazi për pajisjen që iu gjetë në makinë: Ekspertët tanë nuk kanë mundur ta hapin, sugjerohet të dërgohet jashtë vendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë disa informacione të reja lidhur me pajisjen që iu gjet javën e kaluar në makinën e tij.

Sipas raporteve të para, kjo pajisje kishte funksionin e ndjekjes së lëvizjeve të individëve, por ende nuk dihen detaje të plota për përmbajtjen e saj.

Kajtazi ka bërë të ditur se sot ekipi forenzik ka përfunduar analizën dhe ka dorëzuar raportin përkatës në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, ai shton se ende nuk është arritur të hapet pajisja për të parë me saktësi përmbajtjen e saj dhe funksionet që ajo mund të ketë.

Sipas gazetarit, është sugjeruar që pajisja të dërgohet jashtë vendit.

“Pres që Prokuroria ta kryej punën e saj në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, ka shkruar ai mes tjerash duke shtuar se nuk do të dorëzohet derisa te mësojë se kush ishte duke e persekutuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark