×
  • Lajme
  • Lajme

    Kajtazi pyet Kuçin: Si e fituan tenderin 140 mijë eurosh këshilltari yt dhe Lorik Muçaj i AAK-së?

    Insajderi
    29 October 2020 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri Blerim Kuçi ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në punët biznesore të këshilltarit të tij, Muhamet Spahiut, i cili ka fituar tender në vlerë prej 140 mijë eurove nga Komuna e Vushtrrisë.

    I pyetur nga kryeredaktori i Insajderi, Vehbi Kajtazi, në lidhje me përfitimet e këshilltarit të tij nga kontratat e prokurimit publik, Kuçi ka thënë se “kjo është punë e Muhamet Spahiut”.

    “Muhamet Spahiu, të cilin e keni këshilltar politik të jashtëm. Ky këshilltar i juaj, drejtor i kompanisë private M-Holding me aksionar Lorik Muçajn, familjar i miqve të z. Haradinaj, ka fituar tender 140 mijë euro prej Komunës së Vushtrrisë për të bërë studim se si ka ndikuar pandemia në Komunë”, ka thënë Spahiu.

    Sipas Kajtazit, ky tender i fituar nga kompania “M-Holding”, në pronësi të Muhamet Spahiut dhe Lorik Muçajt, dëshmon për lidhjet e pushtetit me biznesin privat.

    “Këshilltari i juaj, në këtë kompani është edhe aksionar, edhe drejtor. Kjo dëshmon për lidhjet që ka politika dhe pushteti me biznesin privat të njerëzve që janë rreth jush”, ka thënë tutje Kajtazi.

    Ndërkaq, ministri Kuçi ka deklaruar se biznesi i këshilltarit nuk është çështje e tij.

    “Muhamet Spahiu, është çështje e tij dhe e bizneseve të tij. Nuk vjen kërkush në ministri për pagë të këshilltarit”, është përgjigjur Kuçi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark